DYLON

Përfaqësuesja e Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë vizitoi Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Përfaqësuesja e Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë vizitoi Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretari i përgjithshëm i MFSK-së,. Shkelzen Sylaj pritën, në takime të ndara, përfaqësuesen e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Norvegjisë znj. Annette Hurum të shoqëruar edhe nga ambasadori i Norvegjisë i akredituar në Kosovë, z. Per Sjaastad.

Në takimin që zhvilluan ministri Berisha dhe zonja Hurum, biseduan për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy ministrive, për rolin e Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë në përgatitjen dhe implementimin e Planit të Integritetit për MFSK-në, për procesin aktual nëpër të cilin po kalon FSK-ja si dhe për planet e FSK-së në të ardhmen.

Ndërsa, komandanti i FSK-së dhe sekretarit të përgjithshëm i MFSK-së, në takimet që zhvilluan me përfaqësuesit e shtetit norvegjez nga Ministria e Mbrojtjes dhe ambasada në Prishtinë, kryesisht biseduan për vazhdimin e projekteve të bashkëpunimit dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet MFSK –së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.