DYLON

Ministri Shala iu vë masë të gjitha produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina

Ministri Shala iu vë masë të gjitha produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina
Avatar photo Redaksia

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka propozuar në mbledhje të Qeverisë që t’i vendosen taksa prej 10 për qind të gjitha produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ministri Shala e ka arsyetuar vendimin në mbledhjen e qeverisë duke shtuar se vendosja e masës është praktikë e miratuar edhe nga Organizata Botërore e Tregtisë.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë analizën e duhur të produkteve të cilat e dëmtojnë në masë të madhe tregun në Republikën e Kosovës, andaj MTI propozon qeverisë së Republikës së Kosovës që të marrin masa për importin të të gjitha produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Unë do t’i ceku vetëm një pjesë të produkteve që ministrat ta kenë të qartë. Masa vendosen prej 10 për qind për të gjitha produktet e prodhuara dhe që kanë orgjinë nga Serbia dhe Bosnja duke përjashtuar produktet me brende ndërkombëtare. Unë po potencoj disa, qumështin produktet e qumështi, miellin, materiali ndërtimor, lëngjet, uji, makineritë…, të gjitha produktet pa përjashtim që prodhohen në Serbi dhe Bosnje. Kjo masë 10 për qind është praktikë e miratuar edhe nga Organizata Botërore për Tregti”, ka thënë ministri Shala në mbledhje të Qeverisë.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.