Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim lamtumirës Atasheun ushtarak amerikan në vendin tone, Major Bret Wisecup, të cilin e falënderoi për kontributin e dhënë gjatë misionit të tij në kuadër të bashkëpunimit bilateral ushtarak me forcat amerikane është me peshë të madhe për proceset tona zhvillimore
Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për shërbimin me përkushtim dhe angazhim të lartë përgjatë periudhës së shërbimit të tij në vendin tonë.
Me këtë rast, me motivacion për bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe kontributin e madh në avancimin e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministri Mehaj e dekoroi Majorin Wisecup me medaljen “Shërbim i shquar”. /2LONLINE/