DYLON

Përjetësia u takon vetëm guximtarëve, trimave si Major Muharrem Ibrahimi

Përjetësia u takon vetëm guximtarëve, trimave si Major Muharrem Ibrahimi
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Atdheu është koncept më i gjerë se vet jeta, dhe dëshmorët e rënë për lirinë e vendit janë prova që përjetësia u takon vetëm guximtarëve, trimave si Major Muharrem Ibrahimi, bashkëluftëtari që dijen prej ushtaraku, forcën e rininë ia fali këtij vendi.

”Ai iu bashkua rradhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të luftuar herokisht deri në frymën e fundit, deri më 21 prill të vitit 1999, kur në nje dyluftim masiv me forcat ushtarake dhe policore serbe në Marec, bie në altarin e lirisë por jo në robëri. Shpirti i tij i lirë nuk mund të bënte kompromis përballë shtypjes dhe gjenocidit. Ai ndërroi jetë por vepra e tij u bë e pavdekshme”, ka thënë ministri Maqedonci.

EkoHigjiena

Ai ka bërë me dije se, sot në shtëpinë e dëshmorit, u priti nga Florenti, djali i dëshmorit Major Ibrahimit, që nga i ati kishte trashëguar fisnikërinë e tij dhe atdheun e lirë.

“Mirënjohje pafund për familjen Ibrahimi dhe gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit. Lavdi!”, ka thënë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.