DYLON

Policia kufitare gjenë armë ilegale në stanet e brezit kufitar

Policia kufitare gjenë armë ilegale në stanet e brezit kufitar
Avatar photo Redaksia

Referuar pranimit të informatave nga tereni lidhur me disa dyshime për armëmbajtje të paligjshme dhe të shtëna me armë, Policia e Kosovës konkretisht hetuese policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, pas një pune operativo -hetimore kanë zbuluar se bëhet fjalë për dy shtetas kosovar me iniciale (Xh. M. viti i lindjes 1954 dhe Sh .R. viti i lindjes 1960) të cilët posedojnë armë dhe ato i mbajnë në stanet e tyre në brezin kufitar Kosovë –Shqipëri në vendin e quajtur Pllaçica e Junikut.

Sot me datë 05.07.2022, me urdhër të Gjykatës kompetente, në orët e hershme të mëngjesit është realizuar plani operativ i koduar “Bjeshka 2022”, është bërë bastisja në dy objekte (stane) në bjeshkën e Junikut dhe në të dy stanet janë gjetur provat/dëshmitë materiale si në vijim.

EkoHigjiena

• Dy (2) armë AK-47 (kallashnikovë)

• Njëzet e pesë (25) copë fishek të kalibrit 7.62 mm.

• Tre (3) karikatorë për armë AK-47.

I dyshuari i parë ( Xh. M), pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë nuk ka qenë prezent gjatë bastisjes dhe i njëjti është ftuar për interviste nga hetuesit kompetentë për procedurë të mëtejme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.