DYLON

Ministri Maqedonci dhe gjeneral Nawrat vizituan Shkollën e Oficerëve, për Kursin e ri të Karrierës për Kapiten

Ministri Maqedonci dhe gjeneral Nawrat vizituan Shkollën e Oficerëve, për Kursin e ri të Karrierës për Kapiten
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat, vizituan Shkollën e Oficerëve, që në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes të Komandës se Doktrinës dhe Stërvitjes, ka filluar për herë të parë realizimin e Kursit të Karrierës për Kapiten.

Qëllimi i Kursit të Karrierës për Kapiten është që të zhvillojë njohuri në Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake për udhëheqje në nivel kompanie në mjedise operacionale, duke u përqendruar në aftësitë taktike, teknike dhe të udhëheqjes.

EkoHigjiena

Kursi është i dizajnuar të përgatisë oficerë të aftë në udhëheqje, ekspertizë taktike dhe operative, njohuri për degë specialistike, operacione të përbashkëta, si dhe ekspertizë si oficer shtabi, duke përmbushur kështu qëllimin dhe objektivat e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.