Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim ekipin e Institutit për Qeverisje të Sigurisë (ISG) nga SHBA, të kryesuar nga dr. Keith Dunn, ku temë kryesore e bisedimit ishte ristrukturimi i Ministrisë së Mbrojtjes.
Më konkretisht, në këtë takim u diskutua për mënyrat se si mund të rritet efikasiteti në punë, ngritja e nivelit të koordinimit ndërmjet akterëve institucionalë dhe eliminimi i pengesave në risistemimin e personave të duhur në pozitat e duhura të punës.
Përveç kësaj, temë diskutimi ishte për Strategjinë e Mbrojtjes dhe koncepti për Komponentën Rezervë, si dy dokumente tejet të rëndësishme në aspektin strategjik, ngase Forca e Sigurisë së Kosovës do të rritet në vazhdimësi për të siguruar mbrojtje, jo vetëm për qytetarët tanë, por gjithashtu për të ofruar mbështetjen tonë aktive në çdo mision të NATO-s, përkrah aleatëve tanë strategjik me të cilën ndajmë të njejtat vlera e të njejtin mision. /2LONLINE/