DYLON

Fokus Grupi, aktivitet i radhës organizuar nga CCNO

Fokus Grupi, aktivitet i radhës organizuar nga CCNO
Avatar photo Redaksia

Sot, CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations, ka mbajtur takimin e Fokus Grupit, ku u diskutua dhe u dhanë rekomandime sa i përket gjendjes aktuale të komuniteteve pakicë si dhe mundësisë për përmirësim të Ndërtimit të Paqes Ndëretnike si dhe vullnetarizmit e aktivizmit qytetar mbi çështjet kulturore, artistike, rinore, ekologjike.

Gjendjen aktuale sociale, arsimore si dhe të mundësive e sfidave për punësim për komunitetin pakicë, në veçanti atij rom, e paraqiti, Elez Kurteshi-zyrtar komunal për komunitete në Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

Në këtë takim u diskutuan dhe u dhanë rekomandime nga akterët relevant si: Kushtrim Zeqiri-Drejtor në DKRS-së,  Njësia për të Drejtat e Njeriut  e përfaqësuar nga zyrtarja për barazi gjinore Lindita Salihu, përfaqësues nga media dhe OJQ-të, si nga Handikos e Lansdowne, të cilat kanë punuar me komunitete pakicë si dhe zyrtarë, të rinj përfaqësues të komunitetit RAE.

’Happy for Spring’’ është iniciativë e cila implementohet nga CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations në partneritet me RARE- Rini e Artë, Rini e Emancipuar në kuadër të projektit Linking Through Lenses i implmentuar nga New Social Initiative – Nova društvena inicijativa dhe mbeshtetur nga Swiss Federal Department of Foreign Affairs dhe Rockefeller Brothers Fund & Pocantico Center. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.