DYLON

Presidentja: Vetëm së bashku mund të krijojmë një të ardhme ku barazia gjinore është një realitet për të gjithë

Presidentja: Vetëm së bashku mund të krijojmë një të ardhme ku barazia gjinore është një realitet për të gjithë
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka vizituar shkollën “Faik Konica”, me ç’rast me nxënësit e kësaj shkolle ka diskutuar për gratë, paqen dhe sigurinë.

“Në një bashkëbisedim frymëzues me nxënës të shkollës Faik Konica në kryeqytet, diskutuam për aftësinë transformuese të aktivizimit e angazhimi të gruas në çdo sferë të shoqërisë, si dhe rolin thelbësor të të rejave e të rinjve tanë për barazi gjinore”, ka thënë Presidentja Osmani.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani ka biseduar gjithashtu edhe për përpjekjet për fuqizimin e grave dhe vajzave në vendin tonë.

“Përpjekjet për fuqizimin e grave dhe vajzave në vendin tonë, si dhe adresimi i sfidave rreth integrimit të grave në procese të paqes dhe sigurisë, udhëhiqen nga veprat e të gjithëve, përfshirë kampionët e vegjël me të cilët bisedova sot. Ata janë katalizator i vërtet i ndryshimit pozitiv në vendin tonë”, ka theksuar Presidentja.

Presidentja Osmani tha se vetëm së bashku mund të krijojmë një të ardhme ku barazia gjinore është një realitet për të gjithë. /2LONLINE/