Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka realizuar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me nderime të larta ushtarake nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu.
Në këtë pritje të ngrohtë e vëllazërore, u diskutua për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të arsimit ushtarak.
Të dy ministrat pohuan se ky bashkëpunim do të vijojë edhe më intensiv në fushën e mbrojtjes, ndërsa u theksua për mundësinë e rritjes së numrit për studentët dhe oficerët e FSK-së në institucionet e edukimit ushtarak të Shqipërisë, si dhe do të mbështetjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta, përfshirë edhe në fushën e emergjencave civile.
Gjithashtu, u theksua vazhdimi i mbështetjes së Shqipërisë në aspiratat e Kosovës për integrim në familjen euro-atlantike. /2LONLINE/