Në vazhdën e takimeve njoftuese, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, i cili e uroi ministrin Maqedonci për detyrën duke pohuar se bashkëpunimin e shkëlqyer do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Me këtë rast, ministri Maqedonci u shpreh falënderues për këtë vizitë dhe gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e përhershme dhe të pazëvendësueshme që ka ofruar SHBA për Republikën e Kosovës si dhe në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Ministri Maqedonci në vazhdim e njoftoi ambasadorin Hovenier edhe me objektivat kryesore të tij dhe për prioritet që do të ketë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bazë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, konform standardeve të NATO-s, në bashkëpunim të ngushtë me miqtë dhe aleatët tanë, përkrah së cilëve jemi të gatshëm të ofrojmë kontributin tonë në çdo mision të rëndësishëm, duke kaluar kësisoj nga konsumes të sigurisë në garantues të saj. /2LONLINE/