• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Reziston Gjilani, e nis kampionatin me barazim

Redaksia 2LONLINE 21 Gusht, 2023 2 min
 Reziston Gjilani, e nis kampionatin me barazim

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll, ku skuadra e Gjilanit, me lojtarë të rinj, ka barazuar si nikoqir me skuadrën nga kryeqendra, Prishtina.

Ndeshja ka përfunduar pa gola, ndërkohë që gjilanasëve një gol iu anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtëloje.

Përndryshe, është ky një rezultat shumë i mirë, një pikë ndaj një Prishtine favorite, kur dihet se gjilanasit kishin probleme, madje edhe të nismës së këtij kampionati. Por, në këtë takim djelmoshat e SC Gjilanit treguan karakter të fortë dhe se kemi një sinjal të mirë se pas një vështirësie të madhe do të vije lehtësimi dhe këndellja.

Siç dihet ndeshja e javës së parë e skuadrës kuq e bardhë ndaj Fushë Kosovës u shty, me kërkesë pikërisht të  skuadrës gjilanase, pastaj edhe kjo ndeshje ndaj Prishtinës u shty  për t’u luajtur sot, por se si duket Gjilani ka gjetur një zgjidhje me ardhjen e pronarëve të rinj të klubit, dhe ky start me barazim, është i mirëseardhur në drejtim të normalizimit të mëtutjeshëm të klubit.

Përndryshe, Gjilani ka disa prurje, që do t’i hyjnë në punë në ndeshjet tjera, derisa sot luajti me lojtarë të rinj të akademisë së saj.  /2LONLINE/

Etiketa:aktuale futboll Prishtina rekomandojmë SC Gjilani sport
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë

30 Shtator, 2023
Gjilan

Themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit

30 Shtator, 2023
Nacionale

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

29 Shtator, 2023
Nacionale

FSK: Forca jonë po rritet dhe zhvillohet me standardet më të larta

29 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë të pandërgjegjshëm

30 Shtator, 2023

Themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit

30 Shtator, 2023

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

29 Shtator, 2023

FSK: Forca jonë po rritet dhe zhvillohet me standardet më të larta profesionale

29 Shtator, 2023

British Military Advisory Training Team (BMATT), trajnon pjesëtarët e FSK-së

29 Shtator, 2023

Viti: Po vazhdojnë punimet në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”

29 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com