Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Uran Ismaili, priti sot në takime të ndara Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Ruairi O’Connell; Udhëheqësen e Misionit të Luksemburgut në Kosovë, znj. Anne Dostert; shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, z. Ruud Vermeulen dhe zëvendësdrejtoreshën e UNDP-së në Kosovë, znj. Alessandra Roccasalvo, me të cilët bisedoi për bashkëpunimin dhe donacionet në fushën e shëndetësisë.
Në këto takime, Ministri Ismaili i ka njoftuar Ambasadorët dhe përfaqësuesit e misioneve respektive për planet e tij për shëndetësinë dhe ka kërkuar mbështetjen e tyre për reformat në shëndetësi.
Ministri Ismaili tha se është i përkushtuar për të ngritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore, nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e shëndetësisë.