DYLON

Zemaj: OBSh-ja mbetet partneri strategjik në luftimin e pandemisë

Zemaj: OBSh-ja mbetet partneri strategjik në luftimin e pandemisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj, priti sot në takim Abebayehu Assefa Mengistu, koordinator për Ballkanin dhe Moldavinë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë si dhe me zyrtarë të tjerë të kësaj organizate, me të cilët bisedoi rreth menaxhimit të situatës epidemiologjike në vend dhe në rajonin e Ballkanit.

“OBSh mbetet partner i yni strategjik në luftimin e pandemisë duke na qëndruar afër gjatë kësaj kohe dhe asistuar si në përgatitjen e Manualin për Mbrojtje nga përhapja e Covid-19, me donacione të rëndësishme, përfshirë këtu edhe aparaturën për RT-PCR, të sjellë së fundi me çka IKSHPK-së i janë shtuar kapacitet për testime molekulare për Covid-19”, tha ministri Zemaj gjatë këtij takimi.

Ai theksoi se me OBSh-në dhe partnerët tjerë po zhvillojmë aleanca edhe për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19, kur të njëjtat të jenë aprovuar për përdorim.

EkoHigjiena

Ministri Zemaj shprehu falënderimin për përkrahjen e rëndësishme që OBSh po i ofron Kosovës.

Nga ana e tij z. Abebayehu Assefa Mengistu, e vlerësoi menaxhimin e pandemisë në Kosovë dhe theksoi nevojën e përkushtimit dhe solidaritetit midis popujve në përballimin e kësaj sfide globale të shëndetit publik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.