DYLON

Britania e Madhe e interesuar për minierat dhe Brezovicën

Britania e Madhe e interesuar për minierat dhe Brezovicën
Avatar photo Redaksia

Ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, njëherësh zëvendëskryeministër, Dardan Gashi, ka pritur ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell, i cili ka deklaruar se janë të interesuar të investojnë në Kosovë, në fushën e minierave dhe në Brezovicë.

Gjatë vizitës, ministri Gashi e ka informuar ambasadorin britanik për dy dikasteret: të Diasporës dhe të Investimeve Strategjike, dhe për këtë të fundit ka përmendur sfidat dhe përparësitë e investimeve të huaja në Republikën e Kosovës.

“Jemi të gatshëm t’ju mbështesim në prurjen e investitorëve në vendin tuaj, veçanërisht në fushën e minierave”, ka thënë ambasadori britanik. Ai është informuar nga ministri Gashi edhe për planet e Ministrisë së Diasporës.

EkoHigjiena

“Kemi një diasporë të fuqishme, së cilës duhet t’i jepet më shumë hapësirë dhe ta kthejmë vëmendjen e investitorëve nga vendi ynë ”, ka thënë ndërkaq ministri Gashi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.