Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në takim pune nga i ngarkuari për çështje të Financave ndërkombëtare dhe zhvillim dhe zyrtar i lartë në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Roland De Marcellus.
Me këtë rast Ministri Hamza e falënderoj z. Marcellus për pritjen miqësore dhe e informojë atë për progresin e Kosovës në fushen e Financave, qëndrueshmërinë makro fiskale, menaxhimin e borxhit publike si dhe me zhvillimet pozitive rreth buxhetit të shtetit për vitin 2018 si dhe për sfidat me të cilat po përballet Kosova.
Ai gjithashtu gjatë takimit falënderoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe Agjencionet e saja, në veçanti të gjithë taksapaguesit amerikanë për ndihmën e dhënë nga fillimi e deri më sot në zhvillimin e Kosovës dhe Qytetarëve të saj, sidomos në fushat të cilat po ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ndërsa, i ngarkuari për çështje të Financave ndërkombëtare dhe zhvillim dhe zyrtar i lartë në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Roland De Marcellus, falënderoj ministrin për vizitën dhe u shpreh i lumtur për takimin me Ministrin e Financave të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Dhe e përgëzoj ministrin Hamza për vendosjen e disiplinës financiare dhe për progresin e arritur në të gjitha fushat duke përfshirë edhe Financat e Republikës së Kosoves.
“Vëmendja dhe Ndihma financiare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën gjithmonë ka qenë dhe do të jetëj edhe në të ardhmen në dispozicioni për zhvillimin e Kosovës. Edhe sa i përket Ministrisë së Financave për asnjë moment ndihma jonë nuk do të mungojë” u shpreh gjatë takimit i ngarkuari për çështje të Financave ndërkombëtare dhe zhvillim dhe zyrtar i lartë në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Roland De Marcellus
Me rastin vizitës në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministri Hamza u nenshkrua edhe në librin e zisë për ish zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës znj. Laura Bush e cila javën e kaluar ndërroi jetë.