DYLON

Me mbjelljen e luleve, Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Me mbjelljen e luleve, Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës
Avatar photo Redaksia

Me mbjelljen e luleve në qendër të qytetit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me Cambridge School Gjilan, në formë simbolike kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

I pari i gjilanasve ka njoftuar se aksioni i gjelbërimit të qytetit dhe fshatrave do të vazhdojë për pesë javë, duke ka ftuar edhe shoqatat, organizatat, dhe institucionet tjera që veprojnë brenda dhe jashtë Gjilanit që t’i bashkangjiten aksionit.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, së bashku me iniciativën e Cambdridge School Gjilan, filluam aksionin për mbjelljen e luleve dhe gjelbërimin e zonës urbane. I ftoj edhe Këshillat e Fshatrave, shoqatat e bashkatdhetarëve tanë si 17 Shkurti, Pogragja, 2 Prilli, organizatat tjera, biznesin privat, shkollat dhe ambullantat, që ta vazhdojmë këtë aksion pesë javor, në mënyrë që qytetit tonë t’i japim një pame krejt tjetër, duke bërë kënde të gjelbërta në qytet dhe fshatra. Pak angazhim që ta bëjmë Gjilanin qytet të luleve”, ka thënë Haziri. ​

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.