Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet e mira në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për bashkëpunimin e ngushtë që kanë dy shtetet, në ngritjen e cilësisë se jetesës për qytetarët.
Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për kontrollin e përbashkët të pikave kufitare, ku u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm i patrullimeve të përbashkëta, sidomos gjatë sezonit veror, kur shtohet fluksi i lëvizjes së qytetarëve.
Theks i veçantë në këtë takim iu vu investimeve që janë bërë në rrugën që dërgon e pikën e kalimit të kufirit në Shishtaveq në komunën e Drgashit. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se do të shikohen mundësitë për ndërkombëtarizimin e kësaj pike të kalimit kufitar, e cila do të ndihmonte në shkarkimin e fluksit në kufi, sidomos gjatë sezonit veror.