DYLON

Gjilan: Te parku i qytetit, kapet me marihuanë

Gjilan: Te parku i qytetit, kapet me marihuanë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, njësiti antidrogë që vepron në Gjilan, te “Parku i qytetit” në Gjilan ka ndalë të dyshuarin, shqiptar shtetas të Kosovës dhe gjate kontrollit fizik iu është gjetur një sasi e dyshuar e substancës narkotike.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se substanca narkotike ishte e llojit marihuanë me peshë 44.4 gram e cila është konfiskuar nga ana e Policisë.

Zëdhënësi Hashani ka bërë me dije se të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të procedohet në prokurori.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.