DYLON

Zëvendësministri Syla mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve në AFA të Shqipërisë

Zëvendësministri Syla mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve në AFA të Shqipërisë
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, morën pjesë në ceremoninë e diplomimit, titullimit e betimit ushtarak të studentëve që përfunduan studimet në vitin akademik 2023/2024 në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në mesin e 60 kadetëve të diplomuar, katër prej tyre janë kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Zëvendësministri Syla tha se ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është një ngjarje e rëndësishme, me ç’rast kadetëve të rinj ua uroi diplomimin, duke theksuar se përkrahja nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes nuk do t’u mungojë asnjëherë në zhvillimin profesional të tyre, njofton Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.