Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së Nataliya Apostolova, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit ndër institucional, në veçanti për implementimin e projekteve në Kosovë të cilat financohen nga Bashkimi Evropian.
Me këtë rast, ministri Bedri Hamza e njoftoi znj. Nataliya Apostolova për prioritetet e Ministrisë së Financave dhe për hapat e ardhshëm që do të ndërmerr, si dhe për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend, me theks të veçantë për bashkëpunimin e Ministrisë së Financave me institucionet financiare ndërkombëtare. Ministri Hamza theksoj rëndësinë e realizimit të mbështetjes direkte buxhetore sipas kritereve të pranueshme për të dy palët.