DYLON

Kosova nënshkruese e Memorandumit për gaz, energji dhe efiçiencë të energjisë

Kosova nënshkruese e Memorandumit për gaz, energji dhe efiçiencë të energjisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të iniciativës për Konektivitet me Gaz të Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEC) që po mbahet në kryeqytetin e Rumanisë – Bukuresht, me ç’rast palët kanë nënshkruar edhe Memorandumin e Mirëkuptimit që plotëson iniciativën e Konektivitetit me Gaz të Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEC) me një Qasje të përbashkët për zhvillimin e tregut të energjisë elektrike, efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme.

Ky takim i nivelit të lartë ka bërë bashkë zyrtarë të lartë BE-së, ministrat e linjës së 9 vendeve anëtare të BE-së dhe anëtarët e Komunitetit të Energjisë, ku bën pjesë edhe Republika e Kosovës.

Komisioni Evropian si ndërmjetësues i këtij procesido të ndihmojë shtetet në fjalë në formë të granteve dhe kredive të buta për të përmirësuar infrastrukturën e gazit, energjisë dhe për të rritur efiçiencën e energjisë, me qëllim të arritjes në nivelin e shteteve të zhvilluara të Bashkimit Evropian.

EkoHigjiena

Kreu i MZHE-së i ka dhënë mbështetje iniciativës për zgjerimin e rrjetit të Gazit për Evropën Qëndrore dhe Juglindore, ku përveç gazit përfshihet edhe energjia elektrike fushë kjo që e bënë Kosovën palë të rëndësishme në këtë proces.

Ministri Lluka ka rikujtuar edhe iniciativën që Kosova të jetë pjesë e rrjetit të gazit TAP. “Marr në konsideratë që Kosova aktualisht nuk e ka të zhvilluar sektorin e gazit për shkak se nuk jemi ende të lidhur me ndonjë rrjet të gazit, së fundi së bashku me Shqipërinë kemi filluar një studim për të parë mundësitë e konektimit me rrjetin Tap”, tha ministri.

Kreu i MZHE-së theksoi se Kosova do t’a ndihmojë këtë proces, si pjesë e bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë, në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë (TKE).

Memorandumi i Mirëkuptimit synon që t’i arrijnë objektivat e mëposhtme:

-Zhvillimi i një tregu të madh dhe më konkurrues rajonal në Evropën Juglindore, për të shtuar sigurinë e furnizimit me energji me kosto sa më të ulët për konsumatorë;
– Zhvillimi i infrastrukturës elektroenergjetike me qëllim të integrimit të tregut rajonal;
– Siguria e furnizimit me energji elektrike, përfshi sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e krizave;
-Arritja e caqeve obligative për Energjinë e Ripërtëritshme;
– Rritja e efiçiencë së energjisë si vegël për të rritur sigurinë e furnizimit dhe zvogëlimin e emetimit të gazrave serrë.

Ndryshe, ky Memorandum Mirëkuptimi plotëson dokumentin mbi Qasjen e Përbashkët në Trajtimin e sfidave të diversifikimit të gazit natyror dhe sigurisë së furnizimit, si pjesë e nismës së Konektiviteteit të Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEC) të datës 10 korrik 2015.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.