DYLON

LDK: Malisheva e vulosi fitoren e madhe të Lutës dhe LDK’së

LDK: Malisheva e vulosi fitoren e madhe të Lutës dhe LDK’së
Avatar photo Redaksia

Lutfi Haziri, kryetar i tanishëm dhe i ardhshëm i Gjilanit dhe ekipi i tij, kanë gjetur përkrahje të madhe në tubimin e organizuar nga përkrahësit e LDK’së në Malishevë, Malishevë të Epërme dhe Capar.

Banorët e atjeshëm thanë se të mirat që po i gëzojnë sot sa i përket investimeve të mëdha, janë kontribut i kryetarit Haziri.

E kryetari Haziri, e ka problem të flas nga brohoritjet e të pranishmëve, por ka një vlerësim të rëndësishëm.

EkoHigjiena

“Faleminderit shumë që gjithmonë më keni mbështetur. Me këtë masovitet, lirisht mund të them se Malisheva, Malisheva e Epërme dhe Capari i dhanë grusht të fortë klanit të kusherive, atyre që pozitat në parti i kanë në formë rrotacionie. Ju sot e vulosët fitoren e LDK’së”, ka thënë kryetari Haziri.

“Dua ta bëjë publik këtu se me miqtë tanë europianë, në mandatin e ri do ta ndërtojmë impiantin gjigant për trajtimin e ujërave të zeza, i cili përfundimisht do ta zgjidh problemin e ndotjes dhe ujërave të zeza që e prek këtë pjesë. Veç ky projekt kap koston e mbi 20 milionë eurove. Do të vazhdojmë edhe me investime të mëdha në këto fshatra bazuar në kërkesat e qytetarëve”, tha Haziri.

Në këtë tubimm, në të cilin ka marrë pjesë edhe deputetja e LDK’së, Lirije Kajtazi dhe veprimtari i LDK’së në mërgim, Isa Maliqi, ka kërkuar mbështetje edhe Rashit Sahiti, kandidat për asamble komunale, i cili mban numrin 14, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sponsorizuar nga LDK

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.