DYLON

Kryeministri Kurti në Kotor, mori pjesë në darkën me liderë të rajonit dhe përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së

Kryeministri Kurti në Kotor, mori pjesë në darkën me liderë të rajonit dhe përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Kotor të Malit të Zi, ku po qëndron për të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, mori pjesë në darkën me liderë, të shtruar nga Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic.

Krahas liderëve të rajonit, në darkë ishin të pranishëm edhe Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman.

EkoHigjiena

Kryeministri theksoi se në këtë samit do të diskutojë për përparimin e Kosovës në Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes dhe për çështje rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit.

Sot, duke filluar nga ora 9:30, Kryeministri Kurti do të jetë folës në panelin e diskutimit “Situata aktuale dhe planet e së ardhmes – Plani i ri i rritjes”.

Ky është takimi i tretë këtë vit ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Kësaj radhe nikoqire e takimit është Qeveria e Malit të Zi, kurse samiti po zhvillohet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.