Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Anton Quni, priti sot në takim, për herë të parë që nga emërimi në detyrë, ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Gjermanisë në Republikën e Kosovës Christian Heldt.
Fillimisht, ministri Quni shprehu falënderimin e tij për popullin dhe Qeverinë e Gjermanisë për gjithë ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën dhe për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Nga ana e tij, ambasadori i Gjermanisë Christian Heldt duke i uruar detyrën ministrit Anton Qunit, konfirmoi qëndrimin e Gjermanisë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit si dhe konkretizimin e aktiviteteve dhe shkëmbimeve të përvojave të përbashkëta në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.