• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Kreu i Gjilanit pret në takim ambasadorin e Gjermanisë, diskutojnë për bashkëpunim në menaxhimin e mbeturinave e zhvillimin turistik  

Redaksia 2LONLINE 17 Mars, 2022 3 min
 Kreu i Gjilanit pret në takim ambasadorin e Gjermanisë, diskutojnë për bashkëpunim në menaxhimin e mbeturinave e zhvillimin turistik  

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Pasi e falënderoi për vizitën, kryetari Hyseni ka thënë se njëra nga temat kryesore e takimit ka qenë fusha e ambientit dhe e menaxhimit të mbeturinave.

“Njëra prej temave kryesore që kemi diskutuar është fusha e ambientit dhe e menaxhimit të mbeturinave, pasi që partner i afërt i bashkëpunimit tonë është edhe organizata gjermane GIZ. Kemi biseduar hollësisht për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Gjilanit dhe, potencialisht, të ndonjë qyteti të Gjermanisë, ku ne i marrim praktikat dhe të njëjtat i implementojmë në Gjilan”, ka thënë kryetari Hyseni.

Kreu i Komunës tha se e ka njoftuar ambasadorin Rohde edhe për projektet të cilat janë duke i zhvilluar tash në Gjilan, duke filluar prej zonës ekonomike, agro-turizmit etj.

“Interesi ynë i veçantë dhe i jashtëzakonshëm është që të mundohemi që të gjejmë partnerë sa më shumë në zhvillim të qytetit e regjionit tonë. Interesimi edhe i Ambasadës së Gjermanisë, por në përgjithësi i partnerëve tanë ndërkombëtarë, është që të ndihmojnë kudo që kemi projekte të mirëfillta, të qëndrueshme dhe të detajuara në shërbim të komunitetit”, ka shtuar kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për pritjen dhe ofrimin e gatishmërisë së bashkëpunimit, duke shtuar se mezi pret që të jenë partnerë të Komunës në projekte si: menaxhimi i mbeturinave, zhvillimi turistik apo zhvillimi ekonomik.

“Për mua ishte hera e parë që e vizitoj Gjilanin. Siç na informoi dhe Kryetari për projektet në vazhdim dhe sfidat për qytetin, unë mora gjithashtu disa lajme që nuk i dija më parë. Që ju keni edhe atraksione turistike në zonën tuaj, një kala të cilën ndoshta do ta vizitojë së shpejti. Edhe zhvillimi ekonomik është shumë i rëndësishëm, veçanërisht që të rinjtë e Gjilanit të qëndrojnë këtu. Kuptova, gjithashtu, se keni plane shumë ambicioze për të krijuar hapësira urbane në qytet, gjithashtu së bashku edhe me institucionet gjermane”, ka deklaruar pas takimit ambasadori Rohde. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Alban Hyseni ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde menaxhimin e mbeturinave zhvillimin turistik
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Mbahet dëgjimi publik me gra dhe OJQ të Gjilanit për planifikimin e

16 Gusht, 2022
Politikë

I ‘nxehti’ politik për të kamufluar të ‘ftohtin’ ekonomik

16 Gusht, 2022
Shneta

Është kthyer Shërbimi i Brahiterapisë në Klinikën e Onkologjisë

16 Gusht, 2022
Gjykatë/Prokurori

Aktakuzë kundër dhjetë personave për veprën penale mashtrimi në vazhdim

16 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Mbahet dëgjimi publik me gra dhe OJQ të Gjilanit për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2023

16 Gusht, 2022

I ‘nxehti’ politik për të kamufluar të ‘ftohtin’ ekonomik

16 Gusht, 2022

Ministria e Bujqësisë ka filluar procedimin e pagesave për përfituesit e subvencioneve

16 Gusht, 2022

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dymbëdhjetë personave.

16 Gusht, 2022

Arrestohet i dyshuari që shpërndau fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve

16 Gusht, 2022

Kryetari Haliti priti në takim Hysri Halimin, kryetar i kuvendit të komunës Meyrin nga Zvicra

16 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com