DYLON

Kryeministri Hoti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt

Kryeministri Hoti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë.

Me këtë rast, kryeministri Hoti ka vlerësuar rolin e veçantë të Gjermanisë në procesin e shtetndërtimit demokratik të Kosovës. Kryeministri Hoti tha se qytetarët dhe institucionet e Kosovës janë mirënjohës për ndihmën e përhershme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat. Po ashtu, ai theksoi se është i domosdoshëm thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e interesit reciprok.

Gjatë takimit, kryeministri Hoti e ka vlerësuar punën e ambasadorit Heldt në Kosovë, duke i uruar atij sukses në detyrat e tij të ardhshme.

EkoHigjiena

Ndërsa, ambasadori Heldt, pasi e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen dhe bashkëpunimin, vlerësoi se marrëdhëniet e mira ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës do të thellohen edhe më tej në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona mike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.