Të gjitha rrugët kryesore në Kamenicë janë të kalueshme

Të gjitha rrugët kryesore në Kamenicë janë të kalueshme

“Të gjitha rrugët kryesore në Kamenicë janë të kalueshme, ekipet janë ende duke u angazhuar në pastrimin e rrugëve dytësore”, thuhet në njoftimin e komunës.

Pas reshjeve të mëdha të borës, kompania kontraktuese së bashku me zyrtarë të Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat si dhe zyrtarë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim janë angazhuar gjatë gjithë ditës për pastrimin e rrugëve pothuajse në të gjitha fshatrat.

Angazhimi i ekipeve dhe zyrtarëve ka vazhduar edhe në këto orë, ku janë duke u pastruar rrugët në fshatin Tugjec me makineri të rëndë, dhe sipas informatave të zyrtarëve rrugët do të jenë plotësisht të qarkullueshme rreth orës 23:30.

Deri më tani pas punës së vazhdueshme janë pastruar rrugët kryesore, ndërsa është duke u punuar për pastrimin e rrugëve dytësore.

Janë pastruar këto lokalitete:

Qafa e Kopërnicës në Hogosht, Hogosht-Lisockë, Hogosht-Bujnoc-Poliqkë, Poliqkë-Dugidell, Muqiverc-Kranidell, Busavatë, Zajqec, Karaqevë, Lisockë, rrugët brenda qytetit.

Kryetari Qëndron Kastrati së bashku me Drejtorin e DSHPAI-së Ramadan Basha, gjatë ditës kanë qenë në terren për të mbikqyrë pastrimin e rrugëve. Kastrati po ashtu edhe në mbrëmje i shoqëruar nga Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi kanë dalë për të parë nga afër pastrimin e rrugëve.

Komuna falenderon operatorët, zyrtarët komunal, Ministrinë e Infrastrukturës e cila është duke ndihmuar me pajisje shtesë për pastrimin e rrugëve dhe të gjithë qytetarët vullnetarë të cilët pa hezitim kanë dhënë kontribut në pastrimin e rrugëve.

Po ashtu një falenderim edhe për zyrtarët policorë për durimin e tyre, të cilët kanë mbetur të ngujuar nga bora për më shumë se 25 orë në pikën kufitare në Kapi.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes, si dhe të vazhdojnë të raportojnë për lokalitetet ku ka vështirësi në qarkullim”, thuhet në njoftimin e komunës.

KOMENTE