Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri ka vizituar komunën e Bujanocit i cili është pritur fillimisht nga kryetari Shaip Kamberi me të cilën biseduan për çështje të ndryshme të jetës dhe zhvillimeve politike.
“Biseduam për shumë çështje të rëndësishme si çështjen e punësimit, të diplomave dhe qeveria e Kosovës do të jetë në krahë të zyrtarëve të zgjedhur nga vota e popullit. Ne do të vendosim një linjë të re të bashkëpunimit gjatë mandatit tim”, u shpreh Abelard Tahiri në konferencën për gazetarë në Bujanoc.
Ministri Tahiri tha se kjo është vizita e parë e tij jashtë Kosovës dhe ka zgjedhur këtë komunës sepse siç tha ai komuna e Bujanocit ka një rëndësi të veçantë ashtu sikur gjithë Lugina e Preshevës.
Ndërsa nikoqiri i këtij takimi, Shaip Kamberi u shpreh se ka marrë mbështetje nga ministri Tahiri për përkrahje të vazhdueshme në komunikimim të përhershëm mes Kosovës dhe këtij rajoni.
“Folëm për temat kryesore që janë jetike për popullatën shqiptare në tërsi në Luginë të Preshevës dhe morëm premtimin se do Kosova do të angazhohet më shumë për këtë rajon”, thekosi Kamberi.
Delegacioni i Kosovës i shoqëruar edhe nga Valdet Sadiku nga zyra ndërlidhës në Beograd qëndruarn edhe për një vizitë në Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Vizita e Abelard Tahirit ishte vizita e parë e një ministri të qeverisë Haradinaj në Luginë të Preshevës.
BURIMI: Titulli.com