DYLON

Lluka: Gjermania partner strategjik në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Lluka: Gjermania partner strategjik në zhvillimin ekonomik të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Republika Federale e Gjermanisë do të vazhdojë të mbështes Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik, ka deklaruar Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt gjatë takimi që zhvilloi me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Ministri Lluka njohu diplomatin gjerman me prioritet e resorit që drejton duke vënë theksin në sektorët strategjikë, në zhvillimin e të cilëve nuk ka munguar ndihma e Gjermanisë.

Kreu i MZHE-së ritheksoi se sektorët si energjia, minierat, ujërat dhe teknologjia e informacionit janë sektorë kyç për zhvillim të qëndrueshëm, andaj puna e tij gjatë këtij mandati do të fokusohet në këta sektorë.

EkoHigjiena

Më tej, Ministri duke folur për projekte konkrete falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë vendit tonë në sektorin e energjisë dhe ujërave, respektivisht linjën e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri dhe fabrikën e ujit në Shkabaj, projekte këto që ndikojnë direkt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Ministri Lluka rikonfirmoi interesimin e MZHE-së për të vazhduar këtë bashkëpunim duke vlerësuar Gjermaninë si partner strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri Lluka dhe Ambasadori Christian Heldt po ashtu biseduan për ecurinë e zhvillimit projekteve me rëndësi kapitale për vendin dhe ritheksuan se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë bilateral mes dy vendeve, i cili duhet avancuar më tej edhe në aspektin ekonomik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.