Kushtrim Kadriu
Ka kohë që Kosova, në shenjë reciprociteti nuk lejon udhëtimin me pasaportë serbe nga Aeroporti i Prishtinës pa dokumente identifikimi të Kosovës.
Kjo lëvizje politike e Prishtinës zyrtare ka bërë që shqiptarët e Kosovës Lindore të pësojnë nga linjat ajrore, pasi që këta qytetarë nuk përdorin për udhëtim aeroportet e Serbisë, por vetëm atë të Prishtinës.
Kur merren vendime të tilla nga qeveritarët tanë, nuk e di pse nuk marrin parasysh edhe shqiptarët e Kosovës Lindore.
Kërkojë nga qeveria e Kosovës të bëjë ndonjë lehtësirë, ngase ardhja e shqiptarëve të Kosovës Lindore është bërë shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur.