Komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ato të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FASH) po përgatiten së bashku për garën e patrullimit ushtarak në botë “Cambrian Patrol” që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, ka bërë të ditur, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, përmes një psotimi në llogarinë e tij në facebook.
Ja postimi i plotë:
Një javë tejet sfiduese trajnimi e komandove tona së bashku me vëllezërit nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në fazën intenzive përgatitore për garën më të famshme të patrullimit ushtarak në botë, “Cambrian Patrol” që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.
Mirënjohje e lartë për punën e shkëlqyer të QNTKSH-së në Pomazatin dhe udhëheqësit të saj, John Doone.
Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!