DYLON

KV Drita fituese e Turneut në Strumicë

KV Drita fituese e Turneut në Strumicë
Avatar photo Redaksia

Klubi i Volejbollit, KV Drita (femrat),  është fituese e Turneut në Strumicë, bënë të ditur faqja zyrtare e këtij klubi.

Ja postimi I tyre I plot[:

EkoHigjiena

***

Ekipi jonë DRITA ishte ftuar në turneun ndërkombëtarë në Maqedoninë e Veriut.

Turneu u zhvillua në qytetin e Strumicës në Maqedoninë e Veriut me datën 10/11 shtator 2022.

Turneu organizohet nga ekipi “Nakovski Volley” nga Strumica.

Në turne përveq Dritës sonë ishin pjesëmarrës edhe 3 ekipe tjera.

Pjesë e turneut do ishte:

Organizatori

“Nakovski Volley” nga Strumica e Maqedonisë së Veriut

Ekipi nga liga më e lartë e Maqedonisë së Veriut i cili vitin e fundit u rendit i 3-ti në tabelën përfundimtare të Ligës në Maqedoninë e Veriut.

“KV Skenderaj” nga Skenderaj

Ekipi nga Superliga Kosovës

“OK Rabotnicki Skopje” nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut.

Ekipi i Superligës nga Maqedonija e Veriut i cili vitin e fundit u shpall Kampion i ligës Maqedonase.

Turneu u zhvillua per nder te volejbollistit te shquar nga qyteti i Strumicës dhe mban emrin “ILIJA KARAMANOV”

Forma e turneut ishte me formulën e eliminimit, ku të shtunën me datën 10 shtator 2022 u luajtën ndeshjet gjysëmfinale dhe te dielën më 11 shtator 2022 ato finale.

Agjenda e Turneut ishte:

10 shtator 2022, e shtunë

GJYSËMFINALET

OK Rabotnicki – KV Skenderaj 3-2

OK Nakovski Volley – KV DRITA 0-3

FINALET

11 shtator 2022, e dielë

Ndeshja për Vendin e 3-të

KV Skenderaj- OK Nakovski Volley 3-0

FINALJA

KV DRITA – OK Rabotnicki 3-1

Renditja e Turneut:

1. KV DRITA – Femrat

2. OK Rabotnicki

3. KV Skenderaj

4. OK Nakovski Volley

Fituesit ne fund u nderuar me Kupa.. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.