DYLON

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi priti në takim menaxherin e futbollit nga Italia, Andrea D’Amico

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi priti në takim menaxherin e futbollit nga Italia, Andrea D’Amico
Avatar photo Redaksia

Presidenti Agim Ademi, sot, priti në takim menaxherin e futbollit nga Italia, Andrea D’Amico.

D’Amico e njoftoi presidentin Ademi se qëllimi i ardhjes së tij në Kosovë është interesimi ndaj klubit SC Gjilani, me zyrtarët e të cilit veçse ka biseduar gjatë ditës së djeshme, e po ashtu identifikimi i talentëve kosovarë dhe mundësia që futbollistët tanë të transferohen në klubet evropiane.

EkoHigjiena

Ndërsa qëllimi i takimit me presidentin Ademi ishte informimi nga afër për zhvillimin e futbollit kosovar, për çka edhe e përgëzoi të parin e FFK-së, teksa u diskutua edhe për gjetjen e formave për bashkëpunim me të rinjtë kosovarë.

Presidenti Ademi e falënderoi menaxherin Andrea D’Amico për interesimin ndaj futbollit dhe futbollistëve tanë, teksa e njoftoi atë se futbolli kosovar vitet e fundit ka shënuar progres, pasiqë po zhvillohet me hapa të shpejtë, të sigurt dhe të suksesshëm, njofton faqja zyrtare e FFK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.