Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka ka shkruarn ë profilin e tij se së bashku me forcat amerikane dhe forcat tjera aleate të vendosur fuqishëm në mbrojtjen e kontinentit tonë dhe vlerave të saj auroatlantike.
“Në këtë stërvitje, ku vendi ynë do të jetë vend mikpritës (Host Nation), synimi ynë është të validojmë dy regjimente luftarake”, ka thënë ai.
Ja postimi i plotë:
Përgatitje intenzive për Stërvitjen e ardhshme të Forcave Amerikane me forcat aleate “Defender-EUROPE’23”.
Së bashku me forcat amerikane dhe forcat tjera aleate të vendosur fuqishëm në mbrojtjen e kontinentit tonë dhe vlerave të saj auroatlantike.
Në këtë stërvitje, ku vendi ynë do të jetë vend mikpritës (Host Nation), synimi ynë është të validojmë dy regjimente luftarake.
Nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të SHBA-së (USEUCOM) dhe të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR), do të stërvitemi për të kryen një gamë të gjerë operacionesh, në koordinim me aleatët dhe partnerët për të mbështetur NATO-n, për të penguar Rusinë, për të mundësuar operacione globale dhe për të kundërshtuar kërcënimet ndërkombëtare.
Për ta arritur këtë, do të përgatitemi për spektrin e plotë të operacioneve ushtarake, nga reagimi ndaj emergjencave ose krizave, deri te luftimet në shkallë të gjerë. /2LONLINE/