DYLON

Kryetari Alban Hyeni pret në takim një delegacion nga Tetova, koordinohen për realizimin e projekteve të përbashkëta nëpërmjet fondeve të IPA-s

Kryetari Alban Hyeni pret në takim një delegacion nga Tetova, koordinohen për realizimin e projekteve të përbashkëta nëpërmjet fondeve të IPA-s
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim një delegacion të Komunës së Tetovës në krye me shefin e Kabinetit atje, Mensur Aliti.

Kryetari Hyseni ka falënderuar ata për vizitën, ndërkaq ka theksuar se kanë diskutuar dhe janë koordinuar për realizimin e projekteve të përbashkëta nëpërmjet fondeve të IPA-s.

EkoHigjiena

“Diskutimi ynë kryesor është bërë lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, sidomos me projektet që kanë të bëjnë me donatorë të ndryshëm ndërkombëtarë, në këtë rast edhe nga fondet e IPA-s. Ne u pajtuam që ka fusha me interes të përbashkët, me prioritetet që i kemi pasur të parapërcaktuara më herët, në kuadër të premtimeve elektorale. Ndërkaq, mundësia e bashkëpunimit besoj që e rritë edhe potencialin për të fituar projekte të përbashkëta dhe në këtë mënyrë mund ta thellojmë bashkëpunimin tonë, por edhe raportet e ndërsjella në mes të dy komunave”, ka deklaruar pas takimit kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Në emër të delegacionit nga Komuna e Tetovës ka folur shefi i Kabinetit të kryetarit atje, Mensur Aliti, i cili pasi e falënderoi kryetarin Hyseni për mikpritjen, tha se patën rastin që të diskutojnë për mundësitë dhee bashkëpunimin në mes dy komunave.

“E kemi situatën e ngjashme si komuna, posaçërisht jemi shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe mendoj se me projektet të cilat na jepen mundësitë përmes IPA-s të bëjmë sa më shumë për qytetarët dhe u dakorduam që të kemi kontakte të rregullta”, ka thënë Aliti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.