Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit, është krijuar baza ligjore për dërgimin dhe tërheqjen e ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare.
Ja postimi i plotë:
Mirëqenia dhe përgatitja profesionale e Ushtrisë të Republikës së Kosovës është objektivi ynë.
Si asnjëherë më parë ushtarakët tanë kanë marrë pjesë në qindra stërvitje dhe tranime jashtë vendit.
Tani me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit kemi krijuar edhe bazën ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje dhe ushtrime të tjera ushtarake përkrah shteteve partnere, e po ashtu kemi rregulluar dhe çështjen e sigurimit shëndetësor për secilin ushtar në shërbim jashtë vendit, si dhe përkujdesin ndaj familjes së tyre përgjatë misionit.
Bashkë jemi të përkushtuar për të përmbushur të gjitha standardet për të qenë shtet anëtar i NATO-s. /2LONLINE/