DYLON

Debelldeasit të kënaqur me rendimentet dhe kualitetin e patates

Debelldeasit të kënaqur me rendimentet dhe kualitetin e patates
Avatar photo Redaksia

Ka filluar nxjerrja e patates në fshatin Debellde të Komunës së Vitisë.

Sipas kultivuesve të kësaj perimekulture, sivjet rendimentet janë të kënaqshme, sikur edhe për nga kualiteti.

EkoHigjiena

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, Naim Pira, ka vizituar këtë zonë, me që rast edhe ka takuar disa bujqë të këtij fshati që kanë nisur me nxjerrjen e patateve.

Në takimin me bujqit Brahim Hasani dhe Izer Hasani, drejtori Pira u shpreh se Institucionet janë të përkushtuara që të mbështesin fermerët dhe të japin shtytje projekteve që kanë për qëllim zhvillimin e bujqësisë në komunën e Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.