DYLON

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në zyrën e tij Komandantin e Korpusit të V-të të Ushtrisë Amerikane GLT Kolasheski

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në zyrën e tij Komandantin e Korpusit të V-të të Ushtrisë Amerikane GLT Kolasheski
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari në takim me Komandantin e Korpusit të V-të të Ushtrisë Amerikane GLT Kolasheski diskutuan për bashkëpunimin bilateral në mes të FSK-së dhe Ushtrisë së SHBA-ve, gjithashtu diskutuan edhe për ushtrimin shumëkombësh “DEFENDER EUROPE 23”, pjesëmarrja e FSK në këtë ushtrim dhe përgatitjet që po bëhen në kuadër të këtij ushtrimi. Mes tjerash, gjeneralët diskutuan edhe për situatën e sigurisë në Evropë, me theks të veçantë në Krahun Lindor dhe në rajonin e Ballkanit.

Gjeneral Jashari e njoftoi gjeneralin amerikan me aspiratat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe potencoi që fokus kryesor është zhvillimi i kapaciteteve në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në vend e gjithashtu edhe si kontribuues të sigurisë në rajon dhe më gjerë.

EkoHigjiena

Gjatë qëndrimit të tij në FSK, Gjeneral Kolasheski gjithashtu vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së dhe kadetët në Qendrën për Studime Universitare (QSU) në Akademi të Mbrojtjes. Gjeneral Jashari e vlerësoi lartë vizitën e Gjeneral Kolasheskit në FSK dhe mbështetjen e vazhdueshme të Ushtrisë dhe shtetit Amerikan si partner strategjik në zhvillim dhe avancim të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në anën tjetër, Gjeneral Kolasheski potencoi që Ushtria e SHBA-ve do të vazhdojnë mbështetjen e FSK-së në zhvillim të kapaciteteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.