Iniciativa e përbashkët e dy federatave të futbollit në Shqipëri dhe Kosovë FSHF dhe FFK për të organizuar kompeticionin Kupa “Nënë Tereza” është pasqyruar edhe në median e njohur franceze të futbollit “L’Equipe”.
Media franceze u interesua pranë FSHF-së, e cila ktheu përgjigje se i ka dërguar një shkresë zyrtare FIFA-s dhe UEFA-s për të dhënë aprovimin për këtë iniciatëvë të dy federatave të futbollit.
Ndërkohë, FFK-ja ende nuk ka dhënë një përgjigje.
Në këtë kompeticion do të marrin pjesë të gjitha skuadrat e futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës nga të 3 nivelet, ndërkohë që është propozuar që fituesi të konkurojë në Europa Ligë.
Kjo është përpjekja e parë serioze e dy federatave të futbollit në Kosovë dhe në Shqipëri për të bashkërenduar kompeticionet futbollistike.