Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje këtë muaj në kuadër të ciklit eliminator të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Në mesin e dhjetë gjërave që duhet t’i shikoni në këto eliminatore, mediumi britanik “The Guardian” ka përfshirë edhe Kosovën.
Tutje, mediumi në fjalë ka përmendur edhe lëndimet e Arbër Zenelit dhe Milot Rashicës, megjithatë edhe formën e Vedat Muriqit dhe Bersant Celinës.
Më 7 shtator, “Dardanët” e presin Republikën e Çekisë në Prishtinë, ndërkaq tri ditë më vonë i shkojnë Anglisë në Southampton.
Të dyja ndeshjet në fjalë zhvillohen në kuadër të grupit A, aty Kosova renditet në vendin e tretë me pesë pikë, derisa Republika e Çekisë dhe Anglia ndajnë vendet e para me nga gjashtë pikë.