Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatin Busavatë dhe Petroc
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari Kadri Rahimaj, Drejtoresha Ardita Dërmaku, Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, zyrtari Naser Hashani, drejtoresha Burbuqe Leka dhe banorë të fshatrave Busavatë e Petroc.
I pari i Komunës duke përshëndetur të pranishmit tha se propozimet e qytetarëve janë të rëndësishme për hartimin e Projekt-Buxhetit.
Kryesuesja e grupit punues, drejtoresha Ardita Dërmaku ka paraqitur Projekt-Buxhetin për vitin 2023.
Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë me rrymën e dobët, ndriqimin, asfaltim të rrugëve, kanalizim dhe fushë të sportit pranë shkollës në Petroc. /2LONLINE/