DYLON

Viti: Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë dhe posedim të substancave narkotike

Viti: Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë dhe posedim të substancave narkotike
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti me datën 09.08.2022 pas një pune mirë të organizuar operative ka arrestuar të dyshuarin Kosovar Shqiptar Sh. S. (1991) nga fshati Komogllavë Komuna e Ferizajt, i cili ishte i dyshuar për një rast ,,Vjedhje e rëndë’’ me datën 01.08.2022 të një shumë të konsiderueshme të parave dhe stolive të arit në një shtëpi në qytetin e Viti-së.

Me vendim të Gjykatës kompetent, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti ka kryer një kontrolle në shtëpinë e të lartcekurit ku ka arritur që të gjejë prova të mjaftueshme se Sh. S. është i involvuar në këtë vepër penale.

EkoHigjiena

Po ashtu gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të dyshuar narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë në peshë prej 11.9 gramëve.

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalohet në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë, ndërsa rasti me kallëzim penal të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.