DYLON

Nënkryetarja Morina Bunjaku pret në takim veteranet e arsimit, i falënderon për kontributin e dhënë në edukimin e shumë gjeneratave

Nënkryetarja Morina Bunjaku pret në takim veteranet e arsimit, i falënderon për kontributin e dhënë në edukimin e shumë gjeneratave
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka pritur sot në takim disa veterane të arsimit, të cilat i ka falënderuar për kontributin e dhënë në edukimin e shumë gjeneratave.

Nënkryetarja Morina Bunjaku është shprehur se ato janë frymëzim për ne për të vazhduar me punë të mbara tutje.

EkoHigjiena

“Sot me kënaqësi i mirëprita zonjat e nderuara dhe shumë të respektuara, veterane të arsimit tani pensioniste të devotshme për të kontribuar në mbarëvajtjen e zhvillimit të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të institucioneve dhe shoqërisë.

Pranova shumë urata, sygjerime dhe këshilla dhe kërkesa për të cilat bashkë me kryetarin e komunës do të punojmë për të i realizuar dhe për të qenë gjithmonë në përkrahje dhe përkujdesje të tyre. Respekt për zonjat dhe të arriturat e tyre  si në familje poashtu edhe në shoqëri. Janë frymëzim për ne për të vazhduar me punë të mbara tutje”, ka thënë nënkryetarja e Komunës së Gjilanit. ​/2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.