Edicioni i XXVI i manifestimit tradicional letrar “Takimet poetike të Karadakut”, sivjet mbahet më 11.03.2018 (e diel), me këtë program pune:
I. Ora 13:00, në Qendrën e Kulturës në Kumanovë, promovohen botimet:
-Monografia: “Klubi i Shkrimtarëve JEHONA Е KARADAKUT – Një çerekshekull”;
-Revista: “Doruntina” nr.52/53;
-Bejtush Memeti: “Rrethi që pret përjetësinë”, roman;
-Arben Ibrahimi: “Psherëtima të pakënduara”, poezi;
-Fatos Rushiti: “Kurorë”, poezi.
II. Ora 15:30 – Vizitë Varrezave të Dëshmorëve në Vaksincë, Sllupçan, Hotël.
III. Ora 18:00, në Restorantin “Panorama” – Likovë:
Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” – Kumanovë, shpallë listën e pjesëmarrësve në Orën e madhe letrare në kuadër “Takimeve Poetike të Karadakut -2018”, të cilët konkurrojnë për tre vendet e para të Çmimit “Fadil Bekteshi”.
Për shkak të numrit tejet të madh të aplikimeve (afër 100), juria letrare ka bërë përzgjedhjen e 40 poetëve, të cilët ftohen t’i lexojnë poezitë e tyre:
1. Arjola Zadrima (Shkodër),
2. Fehmi Ajvazi (Prishtinë),
3. Rozafa Shpuza (Tiranë),
4. Brikena Qama (Athinë),
5. Majlinda Nana-Rama (Fier),
6. Ejup Ajdini (Tetovë),
7. Nexhat Rexha (Kamenicë),
8. Nazmi Beqiri ( Kumanovë),
9. Daim Iljazi (Tetovë),
10. Ahmet Asani (Kumanovë),
11. Faruk Buzhala (Ferizaj),
12. Alketa Ballkameni ( Korçë),
13. Mumin Zeqiri ( Kumanovë ),
14. Agim Xheka (Tiranë),
15. Agim Bajrami ( Durrës),
16. Vlladimir Muça ( Durrës),
17. Rakela Zoga (Korçë),
18. Hajredin Kovaçi (Ulqin),
19. Bexhet Asani ( Strugë ),
20. Mirela Papuçiu (Fier),
21. Ekrem Ajruli ( Tetovë),
22. Arsim Halili (Bujanoc),
23. Bilall Maliqi ( Preshevë),
24. Migena Arllati (Gjakovë),
25. Rrahim Ganiu (Kumanovë)
26. Sinan Sadiku (Kamenicë),
27. Odise Plaku (Tiranë),
28. Rudina Papajani–Merkuri ( Vlorë),
29. Daim Miftari (Shkup),
30. Adem Abdullahu (Tetovë),
31. Arben Rashkaj (Prizren),
32. Arlind Farizi (Tetovë),
33. Sejdi Gashi ( Istog ),
34. Kreshnik Sopaj ( Kumanovë ),
35. Enver Sulaj ( Prizren ),
36. Nadire Ismaili (Shkup ),
37. Arsim Jonuzi (Kumanovë ),
38. Nertila Pitarka ( Shkup ),
39. Liridon Ademi ( Kumanovë ),
40. Elma Rexhepi (Kumanovë ).
Sqarim: Për të gjithë poetët shtrohet darkë në restorantin “Panorama”, kurse akomodimi për një natë sigurohet vetëm për mysafirët poetë që vijnë nga larg (Republika e Shqipërisë dhe Mali i Zi).
Ju mirëpresim më 11 mars 2018, në Kumanovë e Likovë, thuhet në njoftimin e Këshillit organizues.