Ministria e Drejtësisë e Republikës sё Kosovës njofton opinionin e gjerё, se gjatë orëve të pasdites është njoftuar nga Policia e Kosovës për ndalimin e z. Ramush Haradinaj nga autoritetet Franceze.
Pas marrjes së informacionit, Ministria e Drejtësisë është koordinuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Policinë e Kosovës dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Francë dhe përmes Ministrisë së Jashtme ka dërguar shkresën në Ministrinë e Drejtësisë së Francës me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të z. Haradinaj.
Ministria e Drejtësisë konsideron se të gjitha urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia për shtetasit e Republikës së Kosovës për veprat penale kinse të kryera në Republikën e Kosovës, janë të paligjshme dhe të papranueshme për Republikën e Kosovës, andaj presim lirimin e menjëhershëm të z. Ramush Haradinaj.