“Ndalimi i Haradinajt tregon se sa i brishtë dhe i pafuqishëm është shteti i Kosovës”

“Ndalimi i Haradinajt tregon se sa i brishtë dhe i pafuqishëm është shteti i Kosovës”

Bajram Hasani, anëtar i kryesisë së Nisma për Kosovën, njëherësh kryetar i Degës së këtij subjekti në Gjilan, ka shkruar në profilin e tij se Ndalimi i Ramush Haradinaj në një vend që na ka njohur dhe zbatimi i urdhër arresteve të Serbisë tregon se sa i brishtë dhe i pafuqishëm është shteti i Kosovës.

Ja postimi i hasnait në profilin e tij:

“Sapo e morëm edhe një lajm të keq, sërish është arrestuar komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndalimi i tij në një vend që na ka njohur dhe zbatimi i urdhër arresteve të Serbisë tregon se sa i brishtë dhe i pafuqishëm është shteti i Kosovës.

Listat e Serbisë, tashmë do të duhej të ishin pastruar. Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë nga Brukseli pastrimin e listave. Po ashtu Qeveria e Kosovës t’i dërgojë notë proteste shtetit të Francës dhe të kërkojë sa më shpejt lirimin e tij”

KOMENTE