Paaftësia e “Komitetit për Kosovën dhe Metohinë” që nuk arriti të mbante mbledhjen e tij të dytë për 18-të muaj rresht, kur më në fund arriti ta mbante në Prizren në Jugosllavinë e çliruar më 8 deri më 10 korrik të vitit 1945, nën presionin e kërcënimeve dhe dhunës ndryshohet rezoluta e Bujanit të 1 dhe 2 janarit të vitit 1944, dhe miratohet rezolutë tjetër në favor të bashkimit të Kosovës e të Metohisë, siç e quanin në atë kohë, me Republikën Federative të Serbisë brenda një Jugosllavie Federative Demokratike dhe me statusin e Krahinës Autonome.
Shkruan: Sami ARIFI
Në mesin e viteve të 60-ta UDB-ja (Shërbimi i Sigurimit të Brendshëm Jugosllav), kishte dosje për jetën politike e private të mijërave qytetarëve jugosllavë. Pjesë e arsenalit të UDB-së në luftën e ashtuquajtur kundër veprimtarisë armiqësore ishin bërë burgosjet, torturat si dhe arrestimet arbitrare. Pra, në trevat tradicionalisht të panënshtruara si Bosnja e mbi të gjitha Kosova, që urdhri i UDB-së ishte shumë i ashpër e i padiskutueshëm.
Shteti i Jugosllavisë si një federatë prej gjashtë republikash ishte miratuar nga celulat e para të Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ) që e përbënin këtë organizatë, si: Josip Broz-Tito (kroat), Mosha Pijade (izraelit), Edvard Kardeli (ishte me prejardhje borgjeze të ulët-slloven), Ivo Lola Ribar (kroat), Aleksandër Rankoviqi (serb), si dhe Milovan Gjilasi (malazez), pra nga udhëheqja komuniste jugosllave, që në fillim të vitit 1943; por që, pozita e Kosovës në atë kohë mbeti e paqartë, pra, edhe për një kohë të gjatë. Në prill të vitit 1945, si rrjedhojë, dy delegatë të Këshillit Nacionalçlirimtar, Dusham Mugosha dhe Mehmet Hoxha, morën pjesë në “Kuvendin Nacionalçlirimtar Antifashist të Serbisë” dhe deklaruan se Kosova dëshiron të bëhej krahinë brenda Serbisë.
Kishte propozime të ndryshme gjatë vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945 se Kosova kujt duhet t’i bashkohej. Në një fazë të këtyre debateve të shkurtra, në shkurt të vitit 1945, njëri ndër këshilltarët më të ngushtë të Titos, Eduard Kardel, pati shtruar një mendim interesant, duke e përkrahur këtë ide: “Zgjidhja më e mirë”, tha ai në një mbledhje të Komitetit Qendror, “do të ishte që Kosova të bashkohej me Shqipërinë, por meqë as faktorët e huaj, as faktori i brendshëm, nuk e përkrahin këtë, ajo duhet të mbetet një provincë kompakte në kuadër të Serbisë.
Sipas komunistëve jugosllavë Konferenca e Bujanit ishte një veprim i ngutur dhe i rastit, që gjatë luftës ata (jugosllavët) me peripecitë mundohen ta neutralizojnë në mënyrë që më vonë në Kuvendin e Prizrenit të mbajtur më 10 qershor të vitit 1945 arritën ta zhvlerësojnë atë, me ç’rast vendosën rezolutën për aneksimin e Kosovës.
Paaftësia e “Komitetit për Kosovën dhe Metohinë” që nuk arriti të mbante mbledhjen e tyre të dytë për 18-të muaj rresht, kur më në fund arriti ta mbante në Prizren, në Jugosllavin e çliruar më 8 deri më 10 korrik të vitit 1945, nën presionin e kërcënimeve dhe dhunës ndryshohet rezoluta e Bujanit të 1 dhe 2 janarit të vitit 1944, dhe miratohet rezolutë tjetër në favor të bashkimit të Kosovës e të Metohisë, siç e quanin në atë kohë, me Republikën Federative të Serbisë brenda një Jugosllavie Federative Demokratike dhe me statusin e Krahinës Autonome.
Shumë të vështira ishin dy dekadat e para të pushtimit komunist jugosllav në Kosovë dhe meqë ishte dominimi i serbëve dhe malazezëve në aparatin e partisë e të sigurimit shtetëror, ku shqiptarët ishin në pozitën e qytetarit të rendit të dytë. Kjo pakënaqësi ndaj pushtetit krijoi një dinamikë të reagimit shqiptarë dhe kundër reagimit sllavë pothuajse gjatë tërë viteve. Për shqiptarët pushteti në jugosllavi mbështetej në tytën e pushkës, çfarë sistemi që i tekej jugosllavëve imponohej në Kosovë.
Shefi i Shërbimit të Sigurimit të Brendshëm Shtetëror Jugosllav (UDB-së), që më parë u quante OZNA (Departamenti për Sigurimin e Popullit), Aleksandër Rankoviqi, që kishte urdhëruar likuidimin e mijëra vetave në fund të luftës dhe kurrë nuk ishte zmbrapsur nga puna për vënien e “shpatës së partisë”, UDB-së, në shërbim të ortodoksisë komuniste.
Në mesin e viteve të 60-ta UDB-ja, kishte dosje për jetën politike e private të mijërave qytetarëve jugosllavë. Pjesë e arsenalit të UDB-së në luftën e ashtuquajtur kundër veprimtarisë armiqësore ishin bërë burgosjet, torturat si dhe arrestimet arbitrare. Pra, në trevat tradicionalisht të panënshtruara si Bosnja e mbi të gjitha Kosova, që urdhri i UDB-së ishte shumë i ashpër e i padiskutueshëm.
Rankoviqi arriti në përfundim se shqiptarët e Kosovës po përgatiteshin për kryengritje, pra kjo ishte në mesin e viteve 50-ta, prandaj ai urdhëroi që në mbarë Kosovën të bëheshin bastisje për armë. Në këtë organ të UDB-së shumica e oficerëve ishin serbë si Rankoviqi. Kjo ishte një fushatë nacionaliste serbe për dhunë në emër të grumbullimit të armëve, nga e cila fushatë një numër i madh i shqiptarëve u vranë dhe shumë më tepër përfunduan nëpër burgjet jugosllave.
Në një lojë të periudhës paslufte regjimi i terrorit shtetëror të Rankoviqit në Kosovë ishte hapi i parë dhe më i rëndësishëm, që u karakterizua nga ndryshime dramatike në jetën politike të krahinës së Kosovës. Në Kosovë marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve kishin një histori më të gjatë dhune, se çfarëdo marrëdhënie në mes nacionaliteteve tjera në ish-Jugosllavinë.
Kombet tjera si serbët, kroatët dhe boshnjakët shkonin deri diku mirë në periudhën titiste, ndërsa në Kosovë dhuna nuk ka qenë kurrë larg shpërthimit. Në Kosovë nacionalizmi serb i UDB-së shfaqej haptazi e pa dorza. Kundër kulturës dhe intelektualëve shqiptarë fushata kishte filluar menjëherë pas luftës, pra në emër të “qërimit të hesapeve me reaksionarë, kuisling dhe kulakë”, gjyqet revolucionare, pa asnjë proces bënin likuidimin e elitave shoqërore dhe atyre intelektuale, pra përmasat e ashpra fillojnë aty nga viti 1949 dhe vazhduan pa ndërprerë deri në shpërbërjen e Jugosllavisë, por që të veçuara ishin ato deri në vitet e 60-ta.
Sapo ishte shuar lëvizja e rezistencës në Drenicë dhe në pjesë tjera të Kosovës, vazhdoi aksioni për mbledhjen e armëve edhe më tutje me pretekst “të vazhdimësisë së veprimtarisë armiqësore”, por që kulmin e arriti në dimrin e vitit 1955-1956. Përkundër të gjitha këtyre shtypjeve, vrasjeve burgosjeve shqiptarët vazhduan rezistencën e tyre në formë të ndryshme.
Në vitet e para pas lufte, fryma e rezistencës antikomuniste ushqehej nga idetë demokratike mbi të cilën duhej të ndërtohej e ardhmja gjithëshqiptare në kuadër të një shteti të përbashkët shqiptar lidhur me vendet perëndimore, që kishim rastin me programin e “Lëvizjes Nacionale Demokratike Shqiptare” LNDSH nga viti 1945-1947. Lëvizjet revolucionare shfaqen nga se shteti shqiptarë ishte i ndërtuar në një platformë të tillë dhe se shtetet komuniste thirreshin në të drejtën e popujve për vetëvendosje që ishte parullë edhe e Bashkimit Sovjetik që Shqipëria, po edhe Jugosllavia ishin të ndërtuara si shtete në këtë frymë.
Përpjekjet e shqiptarëve gjenin mbështetjen në platformën e “Komitetit Nacional të Shqiptarëve të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit” të themeluar në Konferencën që ishte mbajtur në Prishtinë, më 27-28 mars të vitit 1945, me përcaktim programor “të ndihmohej populli shqiptar për shfrytëzimin e fryteve të LNÇ-së, për afirmimin kombëtar, për çlirim social, për ngritje politike, si dhe për përpjekje në fushën kulturo-arsimore”.
Këtu bënin pjesë shumë veprimtar dhe patriot të njohur si Rifat Berisha, Halim Spahia, Vesel Rexhepi, Mehmet Krileva, Qamil Luzha, Ibrahim Cërrnilla-Grainca dhe të tjerë, do t’i shprehen edhe Josip Broz Titos, në prill të vitit 1945, ku ata u pritën prej tij në Beograd. Qamil Luzha i kishte parashtruar kërkesat Titos që ishin edhe kërkesa të LNDSH-së.
Tito theksoi se “që të formohej Jugosllavia e re, e cila për shqiptarët e Kosovës dhe të Metohisë do të jetë krejtësisht tjetër nga ajo që ishte në Jugosllavin e vjetër, sot është e nevojshme ndihma e popullit shqiptarë”, megjithatë shumica e pjesëmarrësve të delegacionit në këtë takim, më pastaj në forma të ndryshme u eliminuan, mënjanuan politikisht, si duke u burgosur nën akuzën e pjesëmarrjes “në veprimtari armiqësore”, ku pati edhe të dënuar me vdekje, siç ishte rasti i Halim Spahiut dhe disa të tjerëve, dhe të vrarë, siç ishte rasti i Rifat Berishës.
Për të gjitha këto kundër shqiptarëve fjalën kryesore e kishte OZNA (Shërbimi Informativ për Mbrojtjen Popullore). Pra, u anuluan të gjitha kërkesat që i kishte bërë delegacioni shqiptarë në Beograd, duke vazhduar me gjykime të montuara siç ishte ai i “Procesit të Prizrenit”, i cili pas vitit 1956 u shpall si i pavlershëm.
Përpjekjet e shqiptarëve për çlirim kombëtarë vazhdonin përmes formimit të organizatave si: “Partia Revolucionare për Bashkimin e tokave Shqiptare” e Metush Krasniqit nga viti 1957, ku bënin pjesë edhe veprimtarët si: Sejdi Kryeziu, Mark Gashi, Metë Dërmaku, Qemajl Kallaba, Mehmet Ajeti e shumë të tjerë. U formua edhe “Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë” e Kadri Halimit dhe Ali Aliut, Ramadan Halimi e shumë të tjerëve.
Prandaj, vazhdonin përpjekjet e shqiptarëve për të ardhur deri te “Lëvizja Revolucionare për Bashkim me Shqipërinë” e Adem Demaçit, nga viti 1958, ku puna e tyre u bazua me të drejtën e popujve për vetëvendosje, në të mirë të stabilizimit të gjendjes në Ballkan, pra, do të ishte më së miri që Kosova t’i bashkëngjitej Shqipërisë me plebishit ose me luftë.
Veprimtarët e të gjitha organizatave kombëtare shqiptare u burgosen, disa nga ata u vranë, por që kur su ndal dhe s’do të ndalet veprimtaria e atdhedashësve deri në ditët e çlirimit dhe të pavarësimit të popullit tonë.
Më 15 gusht të vitit 1964 bashkë me Adem Demaçin do të burgosen e do të ulen në bankën e të akuzuarve në gjykatën e Qarkut në Prishtinë edhe: Sabit Ratkoceri, Hazir Shala, Salahudin Daci, Azem Beqiri, Abdyl Lahu, Ahmet Haxhia, Xhafer Mahmutxhiku, Dibran Bajraktari, Sabri Novosella, Tefik Sahiti dhe Njazi Saraçogull (shtetas turk me prejardhje nga Stambolli).
Kësaj radhe Adem Demaçi do të dënohet me 15 vjet heqje lirie, ndërsa të tjerët nga dhjetë deri në pesë vjet heqje lirie. Për vepra të tilla patriotike u dënuan me qindra e mijëra shqiptarë në mënyrë të vazhdueshme deri te shpërbërja e Jugosllavisë.