Kryetari i PD-së, Msc. Skender Berisha, njëherit bartës i listës në këto zgjedhje lokale të këtij subjekti, premton angazhimin e tij ndaj përmirësimit të kushteve infrastrukturore të TAXI-ve në komunën e Gjilanit, nëse merr mandatin në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Mungesa e parkingjeve të mjaftueshme për këtë kategori të cilët i shërbejnë qytetarët e Komunës së Gjilanit, i bënë ata të diskriminueshëm për shumë arsye, njëra ndër to është se ata nuk ndihen të barabartë në këtë fushë, edhe pse janë taksapagues të rregullt dhe shërbimet e tyre ndaj qytetarëve për çdo ditë e më shumë po përmirësohen.
Gjithashtu edhe taksitë ilegal që punojnë në Komunën e Gjilanit i pengojnë që ata të jenë më kampatibil sa i përket shërbimeve, shprehen disa nga punëtorët e taksive.
Prandaj, mbështetja juaj ndaj subjektit politik PD, do t’i ndihmonte dhe t’i shtonte obligimet e tyre ndaj jush, që edhe Kuvendi Komunal të adresoj qeshtjen e TAXI-ve në Gjilan si të gjitha qështjet tjera me interes të Komunës sonë.
Kjo mundësi e zërit tuaj në asamblenë komunale është në dispozicion një herë në katër vite, prandaj kërkon nga punonjësit e TAXI-ve mbështetje, që kësaj kategorie si taksapagues dhe shërbyese ndaj qytetarëve të marrë respektin e merituar.
Voto #142
Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/