• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Bizneset e reja po vuajnë për fuqi punëtore, shkaku i bizneseve të vjetra

Redaksia 2LONLINE 28 Maj, 2023 4 min
 Bizneset e reja po vuajnë për fuqi punëtore, shkaku i bizneseve të vjetra

Shkruan: Skender Berisha

Viteve të fundit e sidomos këtë vit, shohim një numër më të madh të kërkesës për fuqi punëtore. Kjo rritje e ndjeshme për punëtorë ka ardhur si rezultat i largimit të të rinjve por edhe profesionistëve të shumë fushave.

Ky largim masiv i fuqisë punëtore nuk ka qenë vetëm si përgjigje ndaj njërës apo tjetrës arsye, kjo mundësi e dhënë nga vendet perëndimore i ka shtyrë këtë kategori të qytetarëve të mendojnë seriozisht për të ardhmen e tyre.

Në anën tjetër kësaj kategorie kaq thelbësore për vendin, e ka ndihmuar në kuptimin negativ edhe shumë prej bizneseve të cilat kanë shkuar deri në masën më çnjerëzore të trajtimit, duke vënë theksin në pagat dhe organizimin e orarit të punës, e në anën tjetër shteti i përgjumur me inspektorët e saj, që një pjesë e madhe mund të themi se as që e kanë kuptuar rolin dhe rëndësinë e tyre në shtetndërtim, e kanë lejuar të ndodhë kjo, e për pasojë tani vendi po pëson goditje që vështirë do të jetë e riparueshme.

Por, qështja e neglizhimit të punës nga Institucionet relevante dhe në anën tjetër keqmenaxhimi dhe trajtimi joadekuat i fuqisë punëtore i ka ndjekur për së keqi bizneset që kanë filluar së fundmi apo edhe që po planifikojnë të fillojnë.

Vërtet kjo mllefosje e të rinjve zë vend, por asnjëherë nuk duhet futur të gjithë në një thes.

Bizneset që kanë vizion dhe janë në trendin e zhvillimeve shohim se ofrojnë ofertë të mirë përballë përgjigjes negative që marrin nga profesionistët, që akoma po vazhdojnë t’i konsiderojnë të gjithë njësoj, e që realisht nuk është ashtu.

Këto biznese që po ofrojnë kushte të mira janë alternativë shumë e mirë për formimin e një përgjigje ndaj ikjes masive.

Zgjidhja e vetme që biznesi të jetë konkurues me zhvillimet ekonomike në vend dhe rajon, është të respektojë dinjitetin e tyre, të respektojnë statusin e tyre sipas ligjit, të japin pagat konkurruese, të respektojnë të drejtën e tyre për kohë të lirë, të mos njolloset dinjiteti i tyre, të jenë bashkëpunues me ta në çdo aspekt dhe sigurisht se rezultati nuk do të mungojë.

Ikjes askush nuk i gëzohet përveç atyre që e kanë në agjendë.

Bizneset e reja po vuajnë për fuqi punëtore, shkaku i bizneseve të vjetra.

Prandaj thirrjes që vendi të mos boshatiset vetëm se trajtimi i disa prej bizneseve s’ka qenë adekuat i bashkohen të gjithë.

Refuzoni bizneset që kanë trajtuar fuqinë punëtore në mënyrë të padenje, por asnjëherë mos u jepni përgjigje negative bizneseve që ofrojnë mundësi dhe pagat janë konkurruese. /2LONLINE/


Etiketa:aktuale bizneset Opinion rekomandojmë Skender Berisha
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Mot me vranësira dhe intervale me diell

26 Shtator, 2023
Gjilan

RARE me Fokus Grup në kuadër të projektit “Avoko kundër dhunës dhe

26 Shtator, 2023
Kamenicë

I dehur në timon, gjobitet dhe i merret leja për gjashtë muaj

26 Shtator, 2023
Gjilan

Hidromorava me njoftim për konsumatorët e lagjes Dardania 1

25 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Mot me vranësira dhe intervale me diell

26 Shtator, 2023

I dehur në timon, gjobitet dhe i merret leja për gjashtë muaj

26 Shtator, 2023

Hidromorava me njoftim për konsumatorët e lagjes Dardania 1

25 Shtator, 2023

Gjilan: Bie në pranga të policisë

25 Shtator, 2023

Ilmi Mustafa: Gjithmonë krenar me Policinë e Kosovës

25 Shtator, 2023

Prokuroria Speciale konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të pjesëtarit të tretë të grupit terrorist dhe sekuestron një sasi të konsiderueshme të armatimit

25 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com